Tetë raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Tetë raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë konfirmoi për 8 raste të reja me COVID-19 duke e çuar në 850 numrin e të prekurve. Tashmë janë kryer mbi 10 mijë testime dhe aktualisht nën 5% pozitiviteti i COVID-19 në Shqipëri.

Në 24 orët të fundit janë testuar 238 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 8 qytetarë, të shpërndarë, në Tiranë 3 raste, Krujë 2 raste, Shkodër 1 rast, Fier 1 rast dhe Kamëz 1 rast.

Gjithashtu janë kryer 18 testime në personel mjekësor dhe pacientë tek shërbimi i Neurokirurgjisë në QSUT dhe të gjithë të testuarit kanë rezultuar negativë për COVID-19.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë kryer mbi 10 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 850 qytetarë. 620 qytetarë tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 199 persona aktivë me COVID19.

Momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 30 pacientë dhe vetëm 5 prej tyre janë në terapi intensive.

Nga data 27 Prill, ka filluar zbatimi i strategjisë së ri-hapjes dhe lehtësimit të masave për qytetarët dhe bizneset miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, bazuar në tregues të matshëm.

Ministria e Shëndetësisë thotë se lehtësimi i masave do të vijojë nëse do të ketë këtë situatë të qëndrueshme ku përllogaritet mesatarja e rasteve të reja, të shtruarit në spitale dhe pacientët në terapi intensive.

COVID-19 – Statistika (8 Maj 2020)

Teste të kryera       10044

Raste pozitive                  850

Raste të shëruara    620

Raste Aktive                  199

Humbje jete            31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)


Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë                   93

Krujë          62

Shkodër      17

Kamëz                  9

Kurbin                  4

Fier             4

Elbasan       3

Mirditë                 2

Bera            2

Durrës                  1

Korçë          1

Lezhë          1

Lexo edhe

Video

error: