Në 24-orët e fundit janë shënuar tetë raste me COVID-19 në Kosovë, ndërkohë që nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se nga 1 mijë e 895 testime, vetëm tetë kanë rezultuar të jenë pozitiv.
MSh informon po ashtu se në 24-orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 76 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.933.
Në total numri i rasteve aktive është 314.
1 Koment
Komentet janë të mbyllura.