Tetë muaj qeverisje fushatë elektorale

Tetë muaj qeverisje fushatë elektorale

Ekspozeu i djeshëm i qeverisë njëqind diteshe në ikje dhe lavdërimi i njëpasnjëshëm për sukseset e saj, nuk ishte gjë tjetër, vetëm se një fillim e një fushate elektorale. Lavdërimi i ministrave të koalicionit dhe akuzimet e njëpasnjëshme të partisë së koalicionit që e kundërshtuan ministrat në detyrë,  është dëshmia  më e mirë e fillimit të një fushatës elektorale. Mendoj që ky është rasti për elektoratin ti thotë NDAL kleprokracisive partiake dhe përkrahësve e aleatëve të tyre që kanë nxjerrë në treg Kosovën. Për ne është një rast historik të bëjmë korrigjimin e nevojshëm të kursit politik të tanishëm, kundër Amerikës e BE që po na çojnë drejt hendekut nacional. Në qoftë se e humbim sot, nuk dihet se kur do të na vijë rasti për zgjidhjen e çështjes së Kosovës përsëri, apo edhe nuk do të na vijë më kurrë.

Askush nga ne, nuk kanë mundësi me e ditur se si do të zhvillohet drama shqiptare nesër. Edhe pse po kërkohet që të shkohet në zgjedhje në këto kushte të pandemisë, nëse zgjedhjet do ti hapin një zgjidhje krizës, dramës apo tragjedisë që është krijuar në politikën e brendshme si edhe në politikën e jashtme, dhe posaçërisht të marrëdhënieve Kosovë SHBA. Askush nuk mund të dijë sot, se çfarë do të jetë balanca parlamentare, nëse do të jetë e mundur të funksionoj shteti  edhe pas rezultatit të zgjedhjeve. Kritikat që janë bërë e vazhdojnë të bëhen në adresë të pushtetarëve të sotëm brenda si edhe ato që po bëhen jashtë vendit nga shumë forume, diplomat e udhëheqës politik shtetëror si psh Grenelli, Pompeu apo ambasadori amerikan në Prishtinë, kanë të bëjnë me mangësi serioze me procesin demokratik dhe jo vetëm  sa u përket mosmarrëveshjeve që patë me partnerin e koalicionit po edhe me subjektet tjera politike, për të cilat Albin Kurti mund të tregohet i gatshëm të bëjë edhe një farë autokritike dhe të kërkojë falje për “lëshimet” e bëra “kinse”  nga mungesa e përvojës partiake. Jo, ky nuk është realiteti, pasi kritikat kanë të bëjnë me çështjet shumë më serioze. Kështu, çështjet më të rëndësishme e rrënjësore, padyshim që janë ato që prekin thelbin e demokracisë. Këto kritika e dobësi kanë të bëjnë me çrregullimet flagrante funksionale të qeverisë, kanë të bëjnë me burokratizimin e Kryeministrit, me paaftësinë e të parit e qeverisë  të veprojë si kryeministër i të gjithë shqiptarëve të Kosovës.

Kanë të bëjnë me mungesën e tolerancës demokratike, mungesën e organeve të drejtësisë dhe me statutin e mediave elektronike që duhet të jenë të pavarura nga partitë politike, me ushtrimin e hapur të dhunës policore ndaj kundërshtarëve politik, nga grupet mercenare brenda partisë, kundër opozitës dhe kundër shprehjes së lirë të qytetarëve. Këto kritika kanë të bëjnë me vendosjen e vijave të kuqe ndaj PDK, me tendencën që ta nënshtrojë LDK apo Koalicionin Qeverisës, me ndalimin e së drejtës së pamohueshme për shprehjen publike paqësore. Këto çështje, nuk janë punë që mund të rregullohen me një autokritikë të mefshtë me të cilën Kurti, kujton se mundet të hedhë lumin vetëm, duke i lagur pakëz apo mos lagur fare çizmet e tij, derisa e dimë që Kosova është edhe më tutje në ligjshmëritë e pakos së Ahtisarit. Këto janë çështje që tregojnë qëndrimin e tij mendjemadhësie e tejet injorante ndaj parimeve demokratike më elementare.


Duke e mbivlerësuar veten përtej masës së lejueshme dhe duke e menduar veten mbinjeriun e Niçes, ai i shkeli parimin e lidhjes së marrëveshjes qeverisëse pas zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019 me partnerin politik LDK, që qëllimisht apo pashmangshëm e përmbysën qeverinë e “shpresës” së Madhe të Popullit, për ndryshime të mëdha që i premtuan elektoratit gjatë dy viteve e më shumë. Normalisht që LVV e lideri i saj, është dashur me e ditë që parimet janë parime e nuk janë perime që lehtë mund të përtypen e të vazhdojnë qeverisjen pa kurrfarë përgjegjësie ndaj partnerit të koalicionit ashtu siç është dashur ta di edhe LDK ndaj VV. Më 16.05.2020.

Gjithashtu, mendoj se nesër nëse shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme ,para se të mbushin fletët e votimit, e para se të vejnë iksin karshi emrit të kandidatit të preferuar,  votuesit të pyesin veten se ku ishin kandidatët e familjet e tyre, para luftës, gjatë luftës e pas luftës apo duke u ballafaquar me ushtrinë apo paramilitarët serb që ushtronin dhunë, vrasje, gjenocid mbi tokën e djegur të Kosovës. Elektorati gjithashtu duhet ta pyesin veten edhe cili ka qenë qëndrimi i familjes e kandidatit ndaj ligjit gjenocidial  të Millosheviqit ndaj shqiptarëve dhe ndaj depërtimit të popullit shqiptar në Maqedoni, Shqipëri e shtetet tjera të botës, të cilin Millosheviqi u detyrua nga sulmet e ushtrisë së NATOS e presionit ndërkombëtar ta anuloi në Rambuje, pasi e nënshkruan dokumentin delegacioni shqiptar dhe Marrëveshjen e Kumanovës. Duhet ta dini, po edhe duhet të pyesni, edhe cili ka qenë dhe është qëndrimi i kandidatit ndaj qëndrimeve politike të Serbisë, ndaj trupave të pagjetura të shqiptarëve, ndaj njohjes së Kosovës nga qeveria serbe, ndaj qëndrimit të nesërm  e karshi Kosovës, ndaj njohjes së shtetit të Kosovës si edhe cili do të jetë qëndrimi ndaj shteteve mike si SHBA e BE.

Është në dorën e elektoratit dhe të  votuesve që në zgjedhjet e ardhshme  të dëshmoi se shqiptarët janë pjekur politikisht dhe janë të denjë dhe e kanë pjekurinë e nevojshme për të zënë një vend dinjitetesh në Evropën e qytetëruar. Zgjedhësit kanë rastin të dinë që të zgjedhin e të japin provën se dinë të dallojnë se cilin shtet e kanë mik e armik, pavarësisht nga fakti se Kryeministri apo përfaqësuesit të tyre, që vetë mund të ketë vështirësi  ta bëjë këtë dallim. Çështjet kardinalë që zgjedhësit duhet ti kenë e që duhet ti kenë parasysh në fshehtësinë e qendrës së votimit dhe jo klithmat “patriotike” të liderëve pavarësisht se kush është i cili mundohet ti ktheji qeverisjet një partiake dhe pronën shoqërore e  të kthimi të  “sistemit komunist”. E vetmja frikë që shqiptarët e Kosovës duhet të kenë është diktatura dhe primitivizmi një partiak komunist të liderit partiak. Gjithashtu dëshiroj ti thërras të gjithë zgjedhësit që të reflektojnë tepër rëndë mbi situatën dhe dramën shqiptare që fjalën e kam për një  kundërvënieje imagjinare Drenicë, Llap, Dukagjin apo Karadak nga ana e Kryeministrit dhe disa personave të afërte të Kryeministrit apo të rrethit  qeverisë së tij.  Në të njëjtën kohë, nëse janë të vërteta ato që kam dëgjuar nga mediat apo TV që në tubime elektorale po premtohet e përbehen në Kuran e Bibël të mbështetur nga qendra fetare, që nuk është asgjë tjetër përveç përçarje e shqiptarëve nëpër tribuna dhe i lutem zotit që mos të jetë e vërtet. Atëherë të gjithë ju duhet ta konsideroni si një veprim kriminal dhe i pa imagjinueshëm në politikën shqiptare.

Në fund, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese se cilës palë do ti ep të drejtë, delegatëve apo zgjedhjeve të reja në qoftë se mbahen duhet të bëhet një rikthim i shoqërisë shqiptare, të bazuar në parimet e demokracisë evropiane dhe të fillojmë të ndërtojmë një Republikë të njerëzve që me vullnet do ti nënshtrohen ligjeve e Kushtetutës së Shtetit të Kosovës të hartuar së bashku me miqtë e Kosovës. Kjo çka po e them dhe e deklaroj, është obligim moral ndaj Rilindëseve dhe gjithë plejadës së madhe e të pafund të Martirëve të Kombit të çdo periudhe historike. Ky është obligimi ynë moral ndaj gjithë brezave të mëhershëm të tashëm po edhe të nesërm për në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Preshevë Medvegj e Bujanovc e viseve tjera shqiptare në Mal të Zi, Pazarin e RI dhe në Çamëri.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.