Testimi i qarkores njëkahëshe në Prishtinë sot me më pak kolona

Testimi i qarkores njëkahëshe në Prishtinë sot me më pak kolona

Për dallim nga dita e djeshme e testimit që ishte e bllokuar me vetura, sot rrugët e kryeqytetit janë më të qeta nga automjetet. Ndërsa pjesa e tjetër e rrugës po shfrytëzohet nga qytetarët me biçikleta.

Qytetarët shprehen pro këtij vendimi të testimit të unazës qarkore, duke thënë që mund të krijohet problem fillimisht, por që mund të funksionojë.

Hashim Rexhepi ka thënë për KosovaPress se mund të vërehet efekti, sepse e ka larguar trafikun e pa nevojshëm. Ndërsa beson se ky vendim do të jetë i suksesshëm.

“Besoj që mirë po tregohet, sado pak e ka shpejtuar qarkullimin dhe e ka largu trafikun e panevojshëm. Besoj që do të tregohet e suksesshme”, tha ai.


Një tjetër qytetar, Fatmir Abazi ka thënë se dje ka qenë i bllokuar trafiku.

“Dje është bërë tollovi… Qyteti është në katruar që është problem me zgjidh apo me marr një vendim të qëlluar”, tha ai.

Po ashtu edhe Agron Hajdari është pro këtij vendimi, duke thënë që është shumë i duhur.

“Duhet të funksionojë (unaza qarkore)..është vendim i duhur”, tha ai.

Testimi i qarkores njëkahëshe, si fazë testuese për ta “çliruar” kryeqytetin nga automjetet, ka nisur dje dhe do të përfundojë sot. Ky testim, është duke u kryer me vendim të Komunës së Prishtinës.

Lexo edhe

Video