Testet për COVID-19 së shpejti edhe në privat

Testet për COVID-19 së shpejti edhe në privat

Me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar një sërë masash për luftimin e pandemisë COVID 19, me të cilat ka obliguar Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore që të rrisin kapacitetet me shtretër dhe pajisje mjekësore përkatës për të trajtuar rastet e prekura me COVID 19.

Po ashtu, me vendimin e ri qeveritar privatët janë më shumë të përfshirë, ndërsa së shpejti do të mund të kemi edhe teste për COVID-19 në spitale private pasi ato paraprakisht të licencohen.

Ja masat që parashihen në vendim:


  • Riorganizimin e klinikave në kuadër të SHSKUK-së, duke krijuar shtretër dhe hapësira shtesë;
  • Krijimin e kapaciteteve shtesë me shtretër dhe hapësira në spitalet rajonale;
  • Krijimin e kapaciteteve shtesë me shtretër dhe hapësira spitalore në institucione private shëndetësore në përputhje me ligjet në fuqi.

Në këtë funksion obligohen Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore të rrisin kapacitetet me personel shëndetësor të nevojshëm për trajtimin e rasteve të prekura me COVID 19, duke përfshirë:

  • Riorganizimin e personelit shëndetësor në shërbim të rasteve të prekura me COVID 19;
  • Mobilizimi i stafit shëndetësor në nivel vendi, duke përshirë sipas nevojave edhe ata profesionistë shëndetësorë që nuk janë të angazhuar momentalisht;
  • Në veçanti, të shtohen kapacitetet në shërbimin e mikrobiologjisë, infektologjisë dhe shërbimeve të tjera të lidhura drejtpërdrejt me rastet COVID 19.

Obligohen Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore të ndërmarrin veprimet e nevojshme dhe të menjëhershme për të realizuar testimet virologjike, duke përfshirë:

  • Shfrytëzimin e plotë të kapaciteteve ekzistuese për testim;
  • Krijimin e kapaciteteve të reja testuese në regjione;
  • Licencimi i institucioneve private shëndetësore për të kryer testime për COVID 19, në përputhje me ligjet në fuqi;
  • Prioretizim i testimit të personave më në nevojë.

Obligohen Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore të ndajnë buxhetin e nevojshëm për blerjen e:

  • deri në 100,000 teste virologjike;
  • deri në 500,000 vaksina për gripin sezonal;
  • të bëhen porositë e nevojshme për vaksinën eventuale kundër COVID-19, në përputhje me protokollet e Komisionit Evropian dhe OBSH-së;
  • 7 aparateve për testim,
  • Terapive specifike për trajtimin e të prekurve me COVID 19 në përputhje me protokollet e Komisionit Evropian dhe OBSH-së;
  • Ndarjen e buxhetit për angazhimin e personelit shëndetësorë shtesë sipas nevojës;
  • Pajisjeve mbrojtëse për personelin shëndetësor sipas nevojës;
  • Pagesën shtesë për angazhimin shtesë të personelit shëndetësor.

Lexo edhe

Video

error: