Terras: Dështimi për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, pengesë serioze dhe burim i pasigurisë politike
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Terras: Dështimi për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, pengesë serioze dhe burim i pasigurisë politike
riho_teras1234
06/03/2026 - 15:25
Linku u kopjua

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Rhio Terras ka reaguar pas dështimit të seancës për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë.

Ai në platformën X tha se kjo është një pengesë serioze dhe vendi po përballet me një pasiguri të re politike.

“Asambleja Kombëtare e Kosovës dështoi të zgjedhë Presidentin. Ky është një pengesë serioze. Në vend të stabilitetit, vendi përballet me pasiguri të re politike. Vërtet zhgënjyese”, tha ai në platformën X.

Në konferencën e sotme të thirrur nga Presidentja aktuale, Vjosa Osmani ka shpërndarë kuvendin duke e dërguar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ndërkaq, të enjten ka dështuar seanca për zgjedhjen e Presidentit, për shkak se në kuvend nuk ishin 80 deputetë për të vazhduar me seancën.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026