“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes, furnizimi vazhdon vetëm në QKUK
Lajme
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Ndërmarrje “Termokos”, të premten sot ka përmbyll sezonin e ngrohjes 2022/2023, sezon ky i cili u konsideruar si më i suksesshmi në historikun e kësaj kompanie.

Në ceremoninë përmbyllëse të sezonit ishte i pranishëm edhe  kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i cili teksa ka falënderuar të gjithë për punën, tha se gjatë këtij sezoni ngrohtorja nuk ka pas asnjë problem në furnizim.

“Ka qenë sezoni më efikas dhe më  i gjatë i gjithë historikut, kemi filluar më herët dhe po e përfundojmë  dhe gjatë gjithë kësaj periudhe nuk ka pas asnjë problem dhe ka pas ngrohje tërë kohën dhe ka pas një konfort të shtuar të gjithë qytetarëve të kryeqytetit…QKU do të vazhdoj për shkak se kemi aty pacientë të cilët kanë nevojë shtesë për ngrohje dhe ajo do të vazhdojë nxehjen”, tha ai.

Kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani e ka quajtur të suksesshme këtë sezon i cili u përmbyll sot dhe presin sezon edhe më të suksesshëm vitin e ardhshëm.

Ai tha se kanë pasur 11% më pak humbje gjatë sezonit të ngrohjes 2022/2023.

Osmani tha se aktualisht janë duke punuar në 5 projekte për zgjerim të ngrohjes.

Ndërsa, theksoi se deri tani kanë shpërndarë mbi 11 mijë matës./B. Ibishi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024