“Termokos”-i ndërprenë furnizimin me ngrohje

“Termokos”-i ndërprenë furnizimin me ngrohje

“Termokos” ka ndërpre furnizimin me ngrohje për konsumatorët e saj. Kjo ndërmarrje ka njoftuar se ndërprerja me ngrohje është bërë për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u.

Aktualisht me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm Klinikat në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).


Në njoftim nuk është bërë e ditur se kur do të rikthehet furnizimi me ngrohje.

“NP ‘Termokos’ Sh.A., njofton opinionin e gjerë, përkatësisht gjithë konsumatorët se për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, jemi detyruar që të ndërpresim furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët. Aktualisht, me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm klinikat e QKUK-së nëpërmes ngrohtores, që gjendet në hapësirat e kësaj qendre spitalore. Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë deri në përmirësimin e situatës dhe rikthimit të furnizimit me ngrohje”, ka njoftuar “Termokos”.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.