Tërmeti godet Perunë, kamera kap momentin e përplasjes

Një tërmet me magnitudë 7.2 goditi Perunë të enjten, njoftoi Instituti Amerikan Gjeofizik (USGS).

Tërmeti ndodhi pak pas orës 12:00 GMT, me epiqendër pranë qytetit Azangara, pranë liqenit Titicaca, në një thellësi prej rreth 200 kilometrash, saktësoi instituti.


Sistemi amerikan i paralajmërimit të cunamit ka njoftuar se nuk ka rrezik për një valë të madhe. Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e realizuar në momentin e tërmetit, e cila dëshmon më së miri për forcën e tij, por edhe sa zgjati. Ndër të tjera shihet se disa motoçiklistë janë rrëzuar përtokë, ku shumica e qytetarëve ka rënë në panik.

Lexo edhe

Video