Tërmet në veri të Shqipërisë, ja ku ishte epiqendra

Tërmet në veri të Shqipërisë, ja ku ishte epiqendra

Një lëkundje e lehtë tërmeti është ndjerë mbrëmjen e sotme në veri të vendit, kryesisht në bashkitë e Pukës dhe Fushë Arrëzit.

Sipas EMSC, tërmeti ishte me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter ndërsa nga lëkundja e lehtë nuk ka pasur probleme.


Ndërsa epiqendra e tërmetit është 17 km në verilindje të Pukës.

Kujtojmë se disa ditë më parë, u regjistrua një tërmet në Follorinë të Greqisë, lëkundjet e së cilit janë nderë edhe në Shqipëri, më së shumti në zonën e Devollit si zonë kufitare.

Sipas të dhënave të deritanishme, ka 6 raportime për dëmtime banesash, 2 në Bilisht, 2 në fshatin Mançurisht e 2 në fshatin Shuec. Banorët kanë njoftuar instancat lokale në lidhje me situatën.

Lexo edhe

Video

error: