Një lëkundje e fortë me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, është regjistruar sonte në Greqi.
Lëkundjet janë ndjerë në orën 21:22 të mbrëmjes, me epiqendër 62 km në jugperëndim të Janinës dhe 30 km në veriperëndim të Prevezës.
Ende nuk dihet nëse ka dëme materiale, por lëkundjet kanë qenë të forta./TCH/