Tentoi ta rrëmbente një grua, arratiset i dyshuari

Tentoi ta rrëmbente një grua, arratiset i dyshuari

Një person është arratisur pasi tentoi që me forcë të fuste në veturë një grua.

Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, ndërsa Policia ka dhënë detajet.


“Rr. Çeta e Llapit, Prishtinë 08.08.2022 – 15:35. Viktima femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull  kosovar, ka tentuar me forcë ta futë në veturë. Pasi kanë ardhur babai dhe vëllai i viktimës, i dyshuari me pistoletë i kishte kërcënuar dhe më pas ishte larguar. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24-orësh.

Rasti është hapur si “Rrëmbim në tentativë”.

Lexo edhe

Video