Tentoi ta grabit një grua në Prishtinë, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

Tentoi ta grabit një grua në Prishtinë, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

Një persona ka tentuar ta grabtë një grua në rrugën “Bill Kinton” në Prishtinë.

Policia kanë njoftuar se gruaja derisa kishte qenë në një barnatore për t’i blerë disa barna dhe duke u kthyer për në banesë ishte sulmuar mbrëmë rreth orë 21:15. I dyshuari kishte tentuar që t’ia marr telefonin dhe çantën e kahut. Por ajo rezistoi dhe ka kërkuar ndihmë e që më pas viktima është shtyrë dhe ka ikur.


Por i dyshuari është arrestuar nga policia. Ai është arrestuar në afërsi të ndërtesës së “Ibër Lepenc”.

“Me datë 28.11.2020, rreth orës 21:15, Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në rr. “Bill Klinton” në Prishtinë ka ndodhur një tentim grabitje. Njësia kompetente e stacionit policor Jugu në Prishtinë ka dal në vendin e ngjarjes dhe pas kontaktimit të viktimës f/k (viti i lindjes 1985), janë marr informatat se; viktima kishte qenë në një barnatore për t’i blerë disa barna dhe duke u kthyer për në banesë ishte sulmuar nga një person, i cili kishte tentuar t’ia marr telefonin dhe qantën e krahut, përderisa ajo ka rezistuar dhe ka kerkuar ndihmë, i dyshuari e kishte shtyer viktimen dhe ka ikur nga aty. Njësitet policor pas pranimit të informacioneve relevante kanë ndermarr veprime të shpejta operative dhe profesionale duke iu vënë në ndjekje të dyshuarit, dhe të njëjtin kanë arrit ta kapin (arrestojnë) në afërsi të ndertesës së “Iber Lepenc”. Policia pas arrestimit ka arritur ta identifikoi të dyshuarin e arrestuar mashkull (viti i lindjes1994) me shtetësi të huaj, dhe pas konsultimeve me prokurorin kujdestar, i njëjti është derguar në qendër të mbajtjes për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë që në komunikatë thuhet se “Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe veprime rigoroze ligjore do të ndermerren ndaj të gjithë atyre që bien në kundershtim me ligjet e aplikueshme në vend”.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: