Tentim vrasja e “Vali Corleone”, prokuroria kërkon një muaj paraburgim për 22 vjeçaren

Tentim vrasja e “Vali Corleone”, prokuroria kërkon një muaj paraburgim për 22 vjeçaren

Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e “Vali Corleone” dhe arrestimin e të dyshuarës 22 vjeçare.

Prokuroria njofton se ka ndaluar për 48 orë të dyshuarën A.S nga Gjilani, për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer dy vepra penale: vrasje në tentativë dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit, ka filluar hetimet dhe njëherit brenda afatit ligjor ka ushtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.


Ndërkohë, lajmin e dha gjatë ditës Policia e Kosovës.

“Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan në orët e hershme të mëngjesit nga Qendra Emergjente Rajonale Gjilan është informuar se aty ishte sjellur një person i lënduar si pasoj e gjuajtjes me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma. Për momentin nuk dihen motivet e incidentit”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se një armë Pistoletë dhe dyzet copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë. Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë , gjersa Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan janë duke i hetuar rrethanat e incidentit.

Lexo edhe

Video