Tentim vjedhja në Prishtinë dështoi fal reagimit të Besa Security

Tentim vjedhja në Prishtinë dështoi fal reagimit të Besa Security

Besa Security sot në mëngjes, ka arritur të parandalojë vjedhjen në një objekt afaristë në lagjen “Dardania”, në Prishtinë.


Sipas kësaj kompanie të sigurisë, rreth orës 04:12 të mëngjesit, keqbërësit kishin tentuar të thyejnë objektin afarist, tentim i cili rezultoi pa sukses falë vigjilencës, reagimit të menjëhershëm të operatoreve të vëzhgimit dhe mbikëqyrjes elektronike të cilët dërguan informatat në qarqet e sigurisë dhe Policisë së Kosovës, në kohë, duke venë në lëvizje strategjike dhe taktike patrullat intervenuese të Besa Security, të cilat bashkëpunuan dhe bashkërenduan operacionin me Policin e Kosovës.

“Operacioni rezultojë me sukses edhe pse keqbërësit ia kishin mbathur në drejtim te panjohur, por nuk ia dolën mban të fshihen sepse u vrojtuan dhe lokalizuan nga patrullat Besa Security dhe me intervenimin e menjëhershëm të Policisë së Kosovës u kapen keqbërësit. Keqbërësit janë shoqëruar më pas nga Policia për në Stacion Policorë. Mbesim te përkushtuar te kontribuojmë ne aspektet e sigurisë, dhe jemi falënderues ndaj Policisë së Kosovës për Bashkëpunim dhe Gatishmëri”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Video

error: