Tensionet Trump-Fauci, presidenti amerikan: Jo gjithmonë pajtohem me të

Tensionet Trump-Fauci, presidenti amerikan: Jo gjithmonë pajtohem me të

Përkeqësimi i situatës shëndetësore në Shtetet e Bashkuara po shkon paralelisht me rritje të tensioneve mes presidentit Trump dhe ekspertit kryesor për sëmundjet infektive, Anthony Fauci.

Ky i fundit ka kundërshtuar shpesh qasjen e Donald Trump ndaj pandemisë, duke kritikuar rihapjen e shpejtë të jetës ekonomike e sociale. Ndërkaq, Trump nuk është dakord me parashikimet pesimiste të virologut.


Në një memo të Shtëpisë së Bardhë, e zbuluar gjatë fundjavës, thuhej se një sërë zyrtarësh janë të shqetësuar mbi konstatimet shpesh të gabuara të Faucit. Por, ndërsa Shtëpia e Bardhë pohon se Trump dhe Fauci kanë marrëdhënie të mira pune, këshilltari i presidentit, Peter Navarro, deklaroi për CBS News se jo gjithmonë i merrte si të mirëqena këshillat e ekspertit të shëndetësisë.

Ndërkaq, vetë numri një i Uashingtonit, tha gjatë një konference për shtyp të hënën se kishte një marrëdhënie shumë të mirë me Faucin, por se nuk dakordësohej gjithmonë me të.

Lexo edhe

Video

error: