Tensionet në Komisionin për Siguri, Berisha: Zotëri ‘Sfeklla” mos më shit mend, ditën e mirë e bëfsh

Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë, Bekë Berisha nuk pranoi që ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të raportoje në këtë komision bashkë me drejtorin e Policisë së Kosovës. Kjo meqë siç tha Berisha, të dy të apostrofuarit janë thirrur që të raportojnë për çështje të ndara.

Megjithëkëtë, Sveçla tha se ai kishte shkuar bashkë me ekipin për të raportuar për atë çka deputetët ishin të interesuar.

Por kryetari i komisionit nuk e pranoi një gjë të tillë.


“Kam kërkuar që raportimi të jetë ndaras. Çka ka ndodhur kështu Sveçla”, pyeti Berisha.

Mes tensionesh, Sveçla nuk pranoi që raportimi të jetë i ndarë. Mirëpo, Berisha nuk e pranoi një raportim të tillë.

“Ditën e mirë e bofshi”, tha Berisha.

Sveçla pati polemika edhe me anëtarin e këtij Komisionin Elmi Reçica.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: