Tensione ndërmjet Donnarummas dhe PSG-së, Raiola i vetmi fitues nga ky operacion

Tensione ndërmjet Donnarummas dhe PSG-së, Raiola i vetmi fitues nga ky operacion

Ginaluiggi Donnarumma është duke kaluar nëpër një periudhë shumë të errët të karrierës së tij pas largimit nga Milani dhe transferimit te Paris-Saint-Germain.

“La Gazzetta dello Sport” ka shkruar se ka tension mes Gigio Donnarummas dhe PSG-së dhe, për momentin, Mino Raiola është fituesi i vetëm në kalimin e portierit në Paris.

22-vjeçari iu bashkua gjigantëve të Ligue 1 në një transferim të lirë nga Milani në verë. Megjithatë, ai nuk është një titullar i rregullt në “Parkun e Princave”, përcjellë KosovaPress.

Ish-ylli i Milanit ka luajtur vetëm shtatë ndeshje në të gjitha garat dhe së fundmi ka pohuar se rivaliteti me Keylor Navasin po e shqetëson realisht.


“Kjo nuk ka asnjë efekt në paraqitjet e mia, por po më shqetëson”, tha Donnarumma për “TNT Sport” javën e kaluar.

“Nuk është e lehtë, sepse isha mësuar të startoja gjithmonë dhe ndonjëherë më dhemb të jem në stol”.

“GDS” analizoi muajt e parë të Donnarumma-s në Paris, duke vënë në dukje se si agjenti i tij Mino Raiola, për momentin, është i vetmi fitues në marrëveshjen që e pa Gigion të kalojë nga Milani në Paris pas Kampionatit Evropian..

Sipas raportit, ka tension mes lojtarit dhe PSG-së pasi Donnarumma pritej të ishte një titullar i rregullt.

Ai nuk është i kënaqur me situatën që po e kalon në Paris, duke pasur parasysh gjithashtu se Keylor mbështetet nga një pjesë e madhe e lojtarëve në zhveshtore, veçanërisht nga amerikano-jugorët dhe Sergio Ramos.

Lexo edhe

Video