Tensione mes Sveçlës e Berishës, dështon raportimi i ministrit dhe drejtorit të policisë

Ka dështuar raportimi i ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Svecla dhe drejtorit të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti  të cilët kishin për ta raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë.

E gjithë kjo erdhi meqë kryetari i Komisionit, Bekë Berisha ka kundërshtuar ashpër shoqërimin e ministrit Sveçla nga drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, pasi sipas tij të dy janë thirrur për të raportuar ndaras para deputetëve.

“Pse keni ardhë bashkë, unë iu kam ftuar që të vini ndaras”, tha ai.


Ai ka kërkuar nga Sveçla që të largohet nga kjo mbledhje, pasi ky i fundit tha se ka ardhur të raportojë bashkë me ekipin e tij.

“Mos më shit mend këtu”, i tha Berisha ministrit Sveçla.

Pas kësaj u larguan edhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa kryetari Bekë Berisha i bëri të ditura para mediave pyetjet që kishte pasur t’ia parashtronte ministrit Sveçla.

Ata e akuzuan Berishën se po bën shoë medial për shkak të fushatës.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: