Tenderët për Sistemin Informativ Shëndetësor përplasin Shkretën dhe Haxhiun

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka vazhduar me replika dhe kundër-replika edhe në mes të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta dhe deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.

Shkreta në fjalën e tij akuzoi PDK-në se si pasojë e udhëheqjes së tyre me sektorin e shëndetësisë qytetarët e Kosovës nuk kanë sigurime shëndetësore.

“Arsyeja pse qytetarët e Kosovës  nuk kanë sigurime shëndetësore është sepse nuk ka pasur implementim të sistemit shëndetësor përshkak se partia që ka qenë në pushtet në atë kohë ka qenë pjesë e këtyre aferave korruptive për më tepër ka elemente të krimit të organizuar e kujt i shkon kjo në adresë mos implementimi i sistemit shëndetësor e rrjedhimisht i sigurimeve shëndetësore, besoj që e ka përgjigjen tek grupet të cilat përfitojnë ata të cilët janë edhe këtu në skema por edhe në shtetet e regjionit”, tha ai.


Ndaj kësaj deklarate reagoi deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu i cili tha se nëse e di kush ka kryer afera korruptive le t’i tregoj emrat.

“PDK ka udhëhequr me shëndetësinë në dy vite 2017-2019 ministri që ka kërkuar auditmin e SISH-it  ka qenë Uran Ismajli, raporti e audimit e kemi votuar në Kuvend dhe nëse dinë zotëri Mirdas se është dikush me emër apo mbiemër  i akuzuar për SISH-in urdhëro thuaje me emër dhe mbiemër mos u frikëso mos përgjithëso edhe ne kemi dëshirë me ditë  por nëse thua që ky projekt 20 milionësh është keqpërdorur dhe ka përfunduar në prokurori  iu lutemi votoni edhe 12 milionë tjera blanko se këto tjera nuk kanë me u keqpërdorur cila logjika”, tha Haxhiu.

Në kundër replikën e tij deputeti nga LVV- tha se nga tenderët për realizimin e Sistemit Informativ Shëndetësor (SISh) kanë përfituar familjarët e ish kreut të PDK-së, Kadri Veseli dhe familjarët e anëtarëve të kryesisë së këtij subjekti politik.

 “Emri dhe mbiemri është partia në pushtet  që ka qenë në kohën kur kanë ndodhur  keqpërdorimet dhe nuk përzihem në çështjet e prokurorisë, por një gjë  mund ta bëjë publike në mes të Kuvendit që tenderët për realizimin e Sistemit Informativ Shëndetësor  i kanë marr familjarët e ish kryetarit tuaj dhe anëtarëve të kryesisë të Partisë Demokratike të Kosovës kështu që më qartë se kaq dhe më drejtë se kaq nuk ka”, tha ai.

Lexo edhe

Video

error: