Tender i hapur nga Elkos Group dhe ETC

Tender i hapur nga Elkos Group dhe ETC

Kompania Elkos Group dhe ETC, shpallë Tender të Hapur për Kryerje e Punimeve në Njësitë (Prishtinë, Prizren, dhe Ferizaj) e Rrjetit të Supermarketeve të ETC-së:

ETC PRISHTINE – Murimi me tjegulla Siporexi, dimenzioni 600x 350×250 , dhe fuga pas çdo të tretës tjegull me dimenzione 600x300x 75 , lartesia e murimit nga 4.0 m , dhe 5.40 m , sipas skices dhe projektit. Sipërfaqja është 1.500 m2. Murimi i fasades me tjegulla fasadike siporex te dimenzionit 600x300x50(75) sipas skices. Sipërfaqja është 600 m2 dhe Suvatimi i murit te siporexit te brenshem dhe te jashtëm sipas shtresave te parapara ne pershkrim. Sipërfaqja është 1.500 m2.

ETC PRIZREN – Vendosja e llaminatit me trashësi 8mm dhe 10 mm , dhe te gjitha shtresat sipas skices , sipas modelit qe do parashkruhet. Sipërfaqja është 3.500 m2.

ETC FERIZAJ – Vendosja e llaminatit me trashesi 8mm dhe 10 mm , dhe te gjitha shtresat sipas skices , sipas modelit qe do parashkruhet. Sipërfaqja është 4.000 m2.


Për të parë të gjitha detajet rreth mënyrës dhe Afatit të Ofertimit apo edhe për të dërguar Ofertën tuaj, ju lutem klikoni këtu.

Ofertën mund ta dërgoni edhe në email [email protected] apo duke dorëzuar fizikisht Plikon me dokumentacionet e nevojshme në Informacion të pikave tona shitëse ETC dhe Express Store.

Të gjithë operatorët ekonomikë, që janë të regjistruar brenda Republikës së Kosovës dhe shprehin interesim për të marrë pjesë në tender, janë të lirë të na kontaktojnë për informata shtesë, në numrin tonë kontaktues 0800 30 300 ose në email-in zyrtar [email protected].

Oferta duhet që të dërgohet deri me datën: 10.09.2021, në ora 16.00.

Lexo edhe

Video