Ten Hag kryeson garën për tu bërë trajner i Manchester United

Ten Hag kryeson garën për tu bërë trajner i Manchester United

Trajneri i Ajaxit konsiderohet të jetë favorit për postin e trajnerit para Mauricio Pochettinos të Paris Saint-Germain.

Trajneri Erik Ten Hag tani është numri një në listën e të dëshiruarve për postin e trajnerit te Manchester United, pasi që ky i fundit thuhet se ka zbutur interesimin në Mauricio Pochettinon, raporton “The Times”.


Pochettino ishte shumë afër kalimit në “Old Trafford” pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer, sidoqoftë PSG e bllokoi këtë lëvizje, dhe tani Unitedi po favorizon trajnerin e Ajaxit.

Deri tani, në aventurën me gjigandin holandez Ajax, Ten Hag ka fituar dy tituj me Ajaxin, i ka udhëhequr ata drejt gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, ndërsa këtë vit arriti të kaloj fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve me rekord të 100% të fitoreve.

Lexo edhe

Video