Tempulli ndan 30 bursa të plota për studime

Tempulli ndan 30 bursa të plota për studime

Me rastin e përvjetorit të 30-të jubilar të themelimit, Tempulli ofron 30 bursa të plota për studimet Bachelor për vitin akademik 2022/2023.

Drejtori i Tempullit, Muhamed Krasniqi tha se përmes këtyre bursave synojnë të rritin kapacitetet njerëzore profesionale të disa sektorëve ekonomikë në vend.


“Ndoshta kjo mund të duket si një ndihmë e vogël për brucoshët por e rëndësishme është që ne po e bëjmë me zemër të madhe. Sivjet për nder të traditës së punës tonë së suksesshme 30 vjeçare, me këto bursa duam të ndihmojmë sadopak në ngritjen e kapaciteteve njerëzore profesionale të disa sektorëve ekonomikë në vend, siç janë: auto shkollat, qendrat e kontrollimit teknik të automjeteve, kompanitë e sigurimeve, operatorët transportues, kompanitë ndërtimore në infrastrukturën rrugore, etj” tha ai.

Të drejtë aplikimi për këto bursa kanë vetëm kandidatët të cilët kanë përfunduar shkollimin për instruktor të shoferëve te Tempulli. Përfitues të bursës njëvjeçare do të janë 30 kandidatët e parë që regjistrohen. Afati për aplikim është deri me datë 28 shtator 2022.

Lexo edhe

Video