Temperaturat sot në Kosovë, më së nxehti në Gjakovë dhe Kamenicë

Temperaturat sot në Kosovë, më së nxehti në Gjakovë dhe Kamenicë

Sot temperaturat maksimale të regjistruara nëpër disa qendra meteorologjike të rrafshit të Kosovës dhe Dukagjinit ishin në Gjakovë 38.4 gradë Celsius, Prizren 36.1 C, Istog 36.0 C , Malishevë 36.1 C, Prishtinë 36.1 C, Kamenicë 37.0 gradë Celsius.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore, shkretëtira e Çadit dhe Nigerisë, do të mbeten të qëndrueshme edhe për ditët vijuese, duke krijuar mot shumë të nxehtë dhe me vapë.

Në disa zona parashihen vranësira, kryesisht rreth relievit malor, ku parashihet edhe riga të dobëta me shi.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-38 gradë.

Indeksi i rrezeve ultraviolet (UV) mbetet në vlera ekstreme, andaj kërkohet kujdes sidomos personat në moshë dhe shtresa tjetër e popullatës me sëmundje kronike. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes.

Lexo edhe

Video

error: