Telekomi nis zëvendësimin e BTS-ve me teknologjinë e fundit 5G
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Telekomi i Kosovës brenda pak ditësh në Prishtinë do të përfundojë vendosjen e pajisjeve të reja të teknologjisë së fundit 5G, ndërsa deri në fund të vitit do të përfundojë modernizimi i rrjetit në tërë Kosovën.

Kjo u bë e ditur nga ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, e cila sot së bashku me kryeshefen ekzekutive të Telekomit të Kosovës Burbuqe Hana, kanë përcjellë nga afër zëvendësimin e një BTS-je në qendër të Prishtinës, pikërisht mbi ndërtesën ku është e vendosur Ministria e Ekonomisë.

Rizvanolli ka theksuar se zëvendësimi i teknologjisë është pjesë e modernizimit të rrjetit mobil në Kosovë.

Ajo ka falënderuar drejtuesit dhe punonjësit e Telekomit për përkushtimin e tyre, teksa u ka bërë thirrje qytetarëve ta ndjekin Telekomin për informacione e udhëzime teknike, për t'u siguruar që të kenë qasje në shërbimet e fundit të teknologjisë 5G.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024