Problemi më i madh i futbollit kosovar vazhdon të jetë infrastruttura, përkatësisht fushat e futbollit. Një bujë të madhe në muajt e fundit po e bën fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë e cila përkundër investimit të mbi një milionë eurove, vazhdon të kritikohet për cilësinë e dobët.
Duke parë këtë sityatë, trajneri i Llapit Tahir Batatina ka thënë se është ën gjendje që t’i ndihmojë të gjitha klubet në eliminimin e kësaj problematike përmes ekipit profesional që ka ndërtuar Llapi për rregullimin e fushave, raporton KosovaPress.
Ai ka thënë se këtë po e bën për të mirën e futbollit kosovar.
“Këtë dua ta bëj për hir të futbollit kosovar. Në këtë mënyrë, nuk do të keni nevojë të shpenzoni miliona, dhe ato mjete mund të investohen për ndriçimin e 10 fushave të Superligës. Ekipi që kam krijuar në kompaninë time ka përvojën e duhur dhe një staf profesional për të ndërtuar fushat sipas standardeve të UEFA-s dhe FIFA-s, me një kosto shumë të ulët – vetëm për të ndihmuar futbollin kosovar. Nuk duhet të angazhohen kompani që nuk kanë ide të qarta për ndërtimin e fushave sportive”, ka thënë në fund trajneri i Llapit.