Tek Barcelona planifikohet revolucioni i madh, pritet largimi i këtyre lojtarëve

Tek Barcelona planifikohet revolucioni i madh, pritet largimi i këtyre lojtarëve

Për të marrë në skuadër  Neymar Jr dhe Lautaro Martinez, Barcelona ka nevojë për fonde dhe për këtë arsye drejtuesit e skuadrës blaugrana po mendojnë një revolucion të vërtetë.

Sipas mediave spanjolle, Barça ka vendosur të nxjerrë në shitje gjysmën e skuadrës aktuale.


Sipas asaj që raporton gazeta katalanase Sport, objektivi i klubit është të ulë tavanin e pagave në ekip dhe të grumbullojë të ardhura që do t’i përdorë në merkato për ndërrimin e brezave në skuadër.

Sport shkon edhe më tej duke publikuar emrat e lojtarëve që janë me valixhe në duar dhe që do t’i sjellin para të freskëta Barçës: Philippe Coutinho, Antoine Griezmann, Ivan Rakitic, Arturo Vidal, Samuel Umtiti, Norberto Neto, Martin Braithëaite, Carles Alena janë disa nga lojtarët që do të dalin në shitje, por nuk përjashtohen as Ousmane Dembele dhe Nelson Semedo në rast ofertash të mira.

Lexo edhe

error: