Të zhdukurit dhe të dhunuarit e luftës nga sot me dy piktura në Kuvend

Të zhdukurit dhe të dhunuarit e luftës nga sot me dy piktura në Kuvend

Dy piktura që paraqesin rastin e të zhdukurve dhe të dhunuarave gjatë luftës në Kosovë, janë vendosur sot në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Autori i këtyre pikturave, Haki Gjakli ka thënë se këto piktura paraqesin rastin e të dhunuarve dhe zhdukurve gjatë luftës në Kosovë.

“Unë kam paraqitur rastin e të zhdukurve, i cili është një rast shumë i ndjeshëm që i përketë gjithë popullatës tonë, pa dallim feje ose partie, njëkohësisht e kam paraqitur edhe ndjenjën time për të dhunuarat gjatë luftës. Këto janë dy vepra që çdoherë më kanë brengosë dhe kam marrë mundin me i realizuar këto dy piktura. Unë nuk kam çfarë të flas më shumë, sepse flasin veprat, të pagjeturit kërkojnë me i gjetë dhe besoj që do të angazhohemi të gjithë në mënyrë artistike, institucionale dhe shtetërore e ndërkombëtare që të pagjeturit të vijnë në shtëpi”, ka thënë Gjakli.

Ndërsa, deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica, ka thënë se ishte kërkesa e piktorit Gjakli që këto piktura të vendosën në hollin e Kuvendit, mirëpo me kërkesën e tij ndaj kryesisë dhe me miratimin e tyre është vendosë që këto piktura të vendosën këtu.


Ai ka thënë se përmes këtyre pikturave dëshmohet se kush është vrarë, masakruar dhe kush është dhunuar në luftën tonë të fundit.

“Profesori është Haki Gjakli është piktor akademik, dhe i ka bërë kë dy piktura. Ka qenë kërkesa e tij që këto piktura që pasqyrojnë të pagjeturit dhe gratë e dhunuara gjatë luftës sonë që t’i ekspozojë në hollin e Kuvendit. Unë e kam parashtrua si deputet një kërkesë kryesisë, kryesia e ka miratuar dhe tash këto vepra sigurisht qe do t’i vlerësojmë. Janë shumë të çmuara dhe shumë domethënëse dhe besoj që janë dëshmitare të një historie që e kemi kaluar. Përmes këtyre pikturave dëshmohet se kush është vrarë, masakruar dhe kush është dhunuar në luftën tonë të fundit”, thotë Reçica.

Deputetja Blerta Deliu- Kodra ka thënë se tema e të pagjeturve është temë që na preokupon të gjithëve, dhe se Kuvendi duhet të jetë i hapur që këto piktura të vendosën në hapësirat e tij.

“Tema të tilla si rasti i viktimave të dhunës seksuale, veçanërisht tema e të pagjeturve janë tema të cilat preokupojnë shoqërinë kosovare, prandaj Kuvendi duhet të jetë i hapur që të i ofrojë këto piktura brenda objekteve të tij”, ka thënë Deliu-Kodra.

Deliu ka thënë se duhet të kontribuojmë të gjithë që këto tema të i trajtoj edhe me tutje politika kosovare.

Lexo edhe

Video

error: