Të shtëna me armë zjarri në Skenderaj në ditën e zgjedhjeve, arrestohet 55-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri në Skenderaj në ditën e zgjedhjeve, arrestohet 55-vjeçari

Një persona është arrestuar në Skenderaj, meqë kishte shtënë me armë zjarri në sheshin “Adem Jashari”.

55-vjeçari ka shtënë me armë zjarri rreth orës 21:30, në ditën kur u mbajtën zgjedhjet.


“Me datë 17 tetor 2021, rreth orës 21:30, pas përfundimit të zgjedhjeve në sheshin ”Adem Jashari”, është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Njësia e hetimeve pas një punë operative hetimore kanë arritur ta identifikojnë automjetin nga i cili dyshohet se me datën 17 tetor 2021 rreth orës 21:30,  dhe personin e dyshuar R.N., 55 vjeçar, i cili dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në shenjë feste.            Policia ka arrestuar personin e dyshuar R.N., 55 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës dhe si provë materiale i është sekuestruar një armë e llojit Zastava, një karikator me 5 fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje në komunikatë thuhet se “Personi është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, ndërsa pas procedurave intervistuese sipas udhëzimit të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale: ‘Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’’ dhe ”Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’”.

Lexo edhe

Video