Të shtëna me armë zjarri në Prizren, plagoset një person
Siguri
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Sonte në Prizren, afër lagjes së spitalit ka pasur të shtëna me armë zjarri. Pesë persona janë përleshur për shkak të një mosmarrëveshje, një person ka pësuar lëndime në këmbë.

Lajmin për KosovaPress e konfirmoi zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili tha se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe të dyshuarit janë arrestuar.

“Me datë 08.11.2024 rreth orës 17:10, afër lagjes së spitalit ka pasur një gjuajtje me armë zjarri. Një person ka pësuar lëndime në këmbë.  Të përfshirë në përleshje kanë qenë pesë persona (dy palë), deri te gjuajtja ka ardhë pas një mosmarrëveshje në mes të palëve.”, tha Bytyqi për KosovaPress.

Ai shtoi se një gëzhojë është gjetur në vendngjarje dhe të dyshuarit janë arrestuar, kurse disa persona janë duke u intervistuar.

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
40
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024