Të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në Kaçanik, arrestohet një 30 vjeçar
Lexohet për: 1 min.
ahengjet-te-shtena
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe armëmbajtje pa leje në Kaçanik

“Policia e stacionit në Kaçanik me datën 05.08.2024 rreth orës 21:20 ka pranuar një informacion se në fshatin Kovaçec të Kaçanikut, në një aheng familjar kishte të shtëna me armë të zjarrit. Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë personin:  S.S ( M/K) i moshës 30 vjeçar, tek i cili është gjetur arma, me të cilën dyshohet se ka shtënë gjatë ahengut”, thuhet në komunikatë.

I dyshuari sipas policisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë,  për procedura tjera hetimore.

Ndërsa policia ka njoftuar se si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë) dhe sasia e municionit.

Rasti është cilësuar "Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm"  dhe " Armëmbajtje pa leje"

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024