Katër persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën, si pasojë e të shtënave me armë në zonën e metrosë së Denverit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I dyshuari, ende i paidentifikuar, u vra nga oficerët në periferi të Denverit, në Lakewood.
Policia informon se të shtënat filluan rreth orës 17:00. Katër persona u qëlluan në dy lokacione të ndryshme, 3 prej të cilëve për vdekje, para se të niste shkëmbimi i zjarrit mes të dyshuarit dhe policisë së Denverit.
Asnjë oficer nuk u lëndua në këtë rast, por i dyshuari e çaktivizoi automjetin e tyre përpara se të ikte në Lakewood.