Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste me të shtëna me armë në ahengje familjare, vetëm brenda ditës së djeshme. Tre persona janë shoqëruar në polici dhe të njëjti janë liruar pastaj me vendim të prokurorit.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, të dielën në fshatin Obiliq është arrestuar një person i dyshuar dhe të njëjtit i janë konfiskuar një armë zjarri, një pistoletë me gaz dhe 91 copë fishekë.
Policia ka njoftuar për një tjetër rast në fshatin Shtedim të Podujevës.
“Në një aheng familjar, nga i dyshuari mashkull kosovar pronari i shtëpisë, është konfiskuar një armë me gas me një karikator pasi që dyshohet se kishte shtënë në ajër. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja .Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, është bërë e ditur në raportin e Policisë.
Për armëmbajtje pa leje, Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion edhe një person në Ferizaj.
Rasti ka ndodhur të dielën në rrugën “Tirana”.