Të rinjtë që konsumojnë pije me sheqer, rrezikohen më shumë nga kanceri i zorrës së trashë

Të rinjtë që konsumojnë pije me sheqer, rrezikohen më shumë nga kanceri i zorrës së trashë

Adoleshentët që konsumojnë pije me sheqer mund të jenë në një rrezik në rritje të zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë, thonë studiuesit.

Studimi, i cili përfshiu 116.500 infermiere nga 1991 deri në 2015, zbuloi se krahasuar me gratë që pinin më pak pije me sheqer në javë, ato që pinin dy ose më shumë në ditë kishin mbi dyfish rrezikun e zhvillimit të hershëm të kancerit kolorektal.

Në studimin e ri, ekipi hulumtues, nga Washington University School of Medicine  tha se duhet të ketë më shumë mbështetje për përpjekjet e shëndetit publik që inkurajojnë njerëzit të ulin marrjen e sheqerit.

“Kanceri i zorrës së trashë në të rriturit e rinj mbetet relativisht i rrallë, por fakti që normat janë rritur gjatë tri dekadave të fundit – dhe ne nuk e kuptojmë pse – është një shqetësim i madh për shëndetin publik dhe një përparësi në parandalimin e kancerit”, tha Yin Cao, një profesor i asociuar i kirurgjisë dhe i mjekësisë në Divizionin e Shkencave të Shëndetit Publik në Universitetin e Uashingtonit, dhe autor i lartë i studimit.


“Për shkak të rritjes së kancerit kolorektal në moshat më të reja, mosha mesatare e diagnozës së kancerit kolorektal është ulur nga 72 në 66 vjeç. Këto kancere janë më të avancuar në diagnozë dhe kanë karakteristika të ndryshme krahasuar me kanceret nga popullatat e moshuara,” shtoi ai.

Në total, studiuesit gjetën 109 diagnoza të kancerit kolorektal të fillimit të hershëm midis gati 116.500 pjesëmarrësve. Yin Cao tha se pavarësisht nga numri i vogël i rasteve ekziston “ende një sinjal i fortë” për të sugjeruar që marrja e sheqerit po luan një rol në rritjen e niveleve të kancerit.

“Ky studim, i kombinuar me punën tonë të kaluar që lidh mbipesha dhe kushtet metabolike me një rrezik më të lartë të kancerit kolorektal të fillimit të hershëm, sugjeron që problemet metabolike, të tilla si rezistenca ndaj insulinës, mund të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e këtij kanceri te të rriturit më të rinj”, tha Yin Cao.

Shoqata Amerikane e Kancerit ka identifikuar disa faktorë të stilit të jetës të konsideruar si faktorë rreziku për kancerin e zorrës së trashë, duke përfshirë përdorimin e alkoolit, mbipesha, pirjen e duhanit dhe madje edhe lloje të caktuara të dietave, përfshirë ato me mish të kuq dhe mish të përpunuar.

Sidoqoftë, ka disa faktorë të tjerë që nuk mund të kontrollohen siç janë plakja, historia personale e polipeve kolorektale ose kanceri kolorektal, historia personale e sëmundjes inflamatore të zorrëve, disa sindroma të trashëguara dhe historia familjare. Diabeti tip 2 është shoqëruar gjithashtu me një rrezik në rritje të kancerit kolorektal.

Lexo edhe

Video

error: