Të paktën gjashtë viktima nga të shtënat në Çikago, 24 të plagosur

Të paktën gjashtë viktima nga të shtënat në Çikago, 24 të plagosur

Të paktën gjashtë persona u vranë dhe 24 u plagosën nga të shtënat gjatë një parade që shënonte Ditën e Pavarësisë së SHBA në periferi të Çikagos, Highland Park, thanë zyrtarët.

Sipas zyrtarëve, në vendngjarje është gjetur një pushkë. I dyshuari është në arrati, andaj autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në vende të sigurta, shton NBC Chicago.

“Policia është në kërkim të të dyshuarit, u gjetën prova të një arme zjarri”, sipas faqes lokale të Highland Park.


Dëshmitarët okularë thanë se është e mundur që sulmuesi të ketë qëlluar nga maja e një prej ndërtesave të larta.

Parada në Highland Park u ndërpre dhjetë minuta pasi filloi rreth orës 10:00, kur u dëgjuan të shtënat.

Qindra pjesëmarrës në paradë, disa prej të cilëve ishin të mbuluar me gjak, u larguan, duke lënë pas karrige, karroca për fëmijë dhe batanije.

Policia u bëri thirrje banorëve që të shpërndaheshin dhe zyrtarët e Highland Park u kërkuan banorëve të shmangnin qendrën e qytetit.

Lexo edhe

Video