Të paktën 8 të vdekur nga përplasja e trenave në Indinë lindore
Lexohet për: 1 min.
IMG_0629-800x446
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Të paktën tetë pasagjerë vdiqën dhe 25 të tjerë u plagosën pasi një tren pasagjerësh u godit nga një tren mallrash në Indinë lindore, thanë zyrtarët të hënën.

"Deri më tani kemi tetë viktima dhe rreth 25 janë plagosur dhe ata janë transferuar në spitalet e afërta për ndihmë mjekësore," tha Sabyasachi De, një zyrtar i hekurudhave indiane, në lidhje me aksidentin në shtetin e Bengalit Perëndimor.

Ai tha se treni Kanchanjunga Express u godit nga pas nga një tren mallrash. “Pse ndodhi është një pyetje e cila do të ketë përgjigje pasi të përfundojë një hetim i detajuar,” shtoi ai.

Kryeministrja e shtetit Mamata Banerjee tha se ekipet e shpetimit nxituan në vend për ndihmë mjekësore.

Kryeministri Narendra Modi tha se aksidenti hekurudhor është trishtues. "Ngushëllime për ata që humbën të dashurit e tyre," shkroi ai në X, duke shtuar se ministri i Hekurudhave Ashwini Vaishnaw është rrugës për në vendin e fatkeqësisë./AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024