Të këndoni ka përfitime të shumta mbi shëndetin

Të këndoni ka përfitime të shumta mbi shëndetin

Hulumtimi i kryer nga Universiteti i Helsinkit ka identifikuar përfitimet e të kënduarit për një spektër të gjerë të popullatës. Këto përfitime duken veçanërisht të rëndësishme për njerëzit me dëmtime në të folur dhe vështirësi në të kuptuarit e të folurit.

Shkenca ka zbuluar se të kënduarit jo vetëm që forcon sistemin e frymëmarrjes, por luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e patologjive të rënda siç është demenca. Në të vërtetë, prej disa vitesh dihet se të kënduarit përmirëson aktivitetin njohës .


Përveç kësaj, favorizon lirimin e endorfinës, hormon që na bënë më pak të ndjeshëm ndaj stimujve që zakonisht gjenerojnë humor negativ. Kësaj i shtohen të dhënat nga një studim i fundit nga Universiteti i Helsinkit, i cili tregon se të kënduarit përmirëson aktivitetin njohës te njerëzit me çrregullime gjuhësore si afazia . Po kështu, ajo vonon plakjen e trurit. Disa kërkime janë duke u zhvilluar për të studiuar lidhjen e mundshme midis të kënduarit dhe parandalimit të sëmundjes Alzheimer. Studimi i Universitetit të Helsinkit u drejtua nga Dr. Teppo Särkämö,  drejtor i projektit PREMUS, një kërkim i gjatë i fokusuar në afazinë. Afazia mund të shkaktohet nga një goditje në tru ose tumor në tru dhe shkakton vështirësi në komunikimin me gojë dhe me shkrim . Kjo sëmundje mund të ndikojë gjithashtu në aftësinë për të kuptuar se çfarë thonë ose shkruajnë të tjerët. Shkencëtarët përfshinë 25 njerëz me afazi dhe kujdestarët e tyre iu kërkua të formonin kore. Duke përdorur terapinë e intonacionit melodik, ata zbuluan se pjesëmarrësit ishin në gjendje të shpreheshin më mirë.

Ata u kërkuan atyre të këndonin atë që donin të shprehnin në vend që ta thonin normalisht dhe u konstatua se ndryshimi i formës shprehëse lehtësonte prodhimin e mesazhit që ata dëshironin të komunikonin./rtsh

Lexo edhe

Video