Të hënën nis procesi mësimor, këto janë të gjitha masat e reja kundër COVID-19

Ministri Arben Vitia ka prezantuar masat e reja kundër COVID-19 që pritet të hyjnë në fuqi nga 27 shtatori.

Masat që pritet të hyjnë në fuqi nga 27 shtatori 2021 janë:

– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë me datën 27 shtator ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës. Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi mbahet në dy grupe.

– Institucionet do të punojnë me kapacitete të plota, personeli duhet të ofrojë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse.


– Kufizimi i lëvizjes vazhdon të mbetet i njëjtë, nga ora 22:00 – 05:00h.

– Gastronomia do të vazhdojë me të njëjtin orar. Lejohet puna brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kjo nuk vlen për ambientet e jashtme të gastronomisë.

– Personeli i sektorit Publik dhe privat, të cilët kanë punë me palë, duhet të janë të vaksinuar ose të ofrojnë dëshmi për testet relevante.

Ndërsa, deri më tani për dy javë shkollat dhe çerdhet kanë qenë të mbyllura, ndërsa gastronomisë i është lejuar të shfrytëzojë vetëm hapësirat e jashtme.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.