Të entjen seanca e fundit e sesionit pranveror të Kuvendit

Kuvendi i Kosovës të entjen do të mbajë seancën e fundit për sesionin pranveror, ku do të zhvillojë punimet një seancë e re dhe gjithashtu do të jenë në rend dite pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.

“Të etjen më 12 gusht, kemi vendos të jetë seanca e fundit e sesionit pranveror të kuvendit. Seanca e re do të jetë e dyta në rend dite sepse do të fillohet me pikat e papërfunduara të seancave të mëhershme”, ka thënë shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë.


Ajo bëri të ditur se nëse plotësohen kushtet do të dalin në votim edhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Ndërsa të hënën e dytë të muajit shtator, Kuvendi do të rifillojë punimet, kohë kjo kur edhe fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Lidhur me ketë, Kusari-Lila tha se presin të fillojë puna normalisht në sesionin tjetër pavarësisht fushatës.

Lexo edhe

Video