Edhe njëherë ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kjo për shkak të mungesës së kuorumit. Megjithatë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në bazë të ligjit që ia mundëson atij të caktoj seancën ka vendosur që Kuvendi i Kosovës të mblidhet të enjten.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se mbledhja e kryesisë po dështon disa herë radhazi dhe se kjo është shqetësuese për funksionimin e Kuvendit të Kosovës.
Konjufca tha se të enjten pritet të caktohet nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së pasi që Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje pas zgjedhjes kryetar i Komunës së Mitrovicës, ndërsa tha se Lista Serbe po e bojkoton qëllimshëm mbledhjen e kryesisë.
“Kjo është fatkeqësisht e disata herë që kryesia e Kuvendit nuk po mund të mblidhet dhe nuk po ka kuorum. Kjo është vërtetë shqetësuese për funksionimin e Kuvendit të Kosovës, megjithatë në institucionet tona dhe kushtetuta e ka paraparë që Kuvendi nuk mund të bllokohet prej ndonjë trupi të veçantë. Për këtë arsye neni 67 i Kushtetutës së Kosovës ia lejon kryetarit të Kuvendit të thërras seancë dhe të organizojë rendin e ditës[…]Vendosëm që me vendim të kryetarit të Kuvendit të caktojmë seancën me 18 nëntor në orën 10. Pastaj në këtë seancë pritet të caktohet edhe nënkryetari nga PDK pasi që z.Hamza u zgjedh kryetar i Mitrovicës kështu që pritet në seancën e radhës ta kompletojmë kryesinë”, tha Konjufca pas mbledhjes së Kryesisë.
Kreu i Kuvendit tha se Lista Serbe është duke e bojkotuar qëllimshëm mbledhjen e kryesisë, për çka tha se nuk pranojnë kurrfarë shantazhi.
“Lista Serbe është duke e bojkotuar qëllimshëm dhe në mënyrë të vazhdueshme kryesinë e Kuvendit të Kosovës, kjo është e papranueshme për ne, ne nuk pranojmë kurrfarë shantazhi në kryesinë e Kuvendit të Kosovës aq më keq që Lista Serbe është duke e bërë shantazhin në mënyrë publike, pa e fshehur dhe bile bile me një strategji të shfaqjes së këtij bojkoti, sepse z.Simiq po vjen këtu po shfaqet, pra nuk është që po mungon nga fillimi. Por, po vjen me na tregu që është, pastaj në momentin që po e sheh që ne bashkë me të po jemi katër, që është kuorumi i mjaftueshëm për mbajtjen e mbledhjes ai po largohet që ne të mbesim tre e të mos mund të funksionojë kryesia e Kuvendit dhe që të mos mund të merr vendime. Kështu na ndodhi në mbledhjen e fundit sapo filluam ne me mbajt mbledhjen e kryesisë dhe ishim katër Sllavko Simiqi sapo e pa që ne jemi në pragun e kuorumit të nevojshëm ai u largua, foli në telefon me dikë dhe u largua nga mbledhja e kryesisë dhe njëra prej mbledhjeve dështojë në këtë mënyrë. Ai këtë e ka bërë edhe sot, ishte më herët dhe u largua. Pra, nëpërmjet kësaj Lista Serbe po donë me tregu njëfarë lloj kushtëzimi për institucionet e Kosovës, por ky kushtëzim nuk pranohet, ky kushtëzim refuzohet”, tha ai.
Sa i përket përmbushjes së agjendës legjislative për këtë vit, Konjufca tha se janë 62 ligje që janë proceduar në Kuvend nga ana e qeverisë, prej të cilave bëri të ditur se 11 i kanë përfunduar të dy leximet, ndërkaq 37 janë në procedura të shqyrtimit.
Ai tha se përmbushja e agjendës ka mundur të jetë më e mirë, por që tha se këtu ka ndikuar edhe mbajtja e zgjedhjeve lokale.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim. Kontakto [email protected]
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT 2002-2021
Marketing

Bella Vista, vendi ideal për pushimet e kësaj…
- May 23, 2022

“Ari”, ujë i cilësisë së lartë
- May 23, 2022

Kosovë: homazh për Pasolinin, 4 filma artistikë në…
- May 23, 2022
Lexo edhe
Video

Nuhiu: Klube të tjera më kërkuan por ua…
- May 25, 2022

Batatina tregon nëse do ta linte Llapin për…
- May 25, 2022

Batatina pret që Kupa e Kosovës të shkojë…
- May 25, 2022
1 Koment
Komentet janë të mbyllura.