Të dy shënuan nga pesë gola, ja pse Ronaldo u shpall si golashënuesi i Euro 2020 para Patrick Schick

Të dy shënuan nga pesë gola, ja pse Ronaldo u shpall si golashënuesi i Euro 2020 para Patrick Schick

Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo mund i ka luajtur vetëm katër ndeshje në Euro 2020, por ai megjithatë ka përfunduar si golashënuesi më i mirë i këtij turneu.

Ronaldo hapi llogarinë e tij në Kampionatin Evropian me dy gola në fitoren 3-0 kundër Hungarisë,


Më pas ai shtoi edhe një më shumë në totalin e tij në humbjen 4-2 ndaj Gjermanisë dhe më pas shënoi edhe dy herë nga pika e bardhë në barazimin 2-2 me Francën, përcjellë KosovaPress.

Dhe megjithëse Patrik Schick i Republikës Çeke gjithashtu shënoi pesë gola, Ronaldo përfundoi si i pari falë asistimit të tij kundër Gjermanisë, pasi kishte luajtur edhe më pak minuta sesa Schick.

Lexo edhe

Video

error: