Të akuzuarit për vrasjen e OIiver Ivanoviqit deklarohen të pafajshëm

Të akuzuarit për vrasjen e OIiver Ivanoviqit deklarohen të pafajshëm

Në Gjykatën Themelore në Prishtine në departamentin e krimeve të rënda ka nisur seanca për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor në rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Të akuzuar në këtë rast janë Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Zharko Jovanoviq, Nedeljko Spasojeviq, Rade Basara dhe Dragisha Markoviq.

Në këtë seanca të kryesuar nga gjyqtari Valon Kurtaj nuk u lexua aktakuza pasi kjo ishte edhe kërkesë e avokatëve mbrojtës të të akuzuarve.

Edhe në këtë seancë gjyqësore të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për vrasjen e Oliver Ivanoviq, ndërsa Zharko Jovanoviq pranoi vetëm veprën penale armëmbajtje pa leje ndërsa për pikat tjera u deklarua i pafajshëm.


Në sallë ku po mbahet seanca e sotme  edhe e dëmtuara Marina Ivanoviq.

Oliver Ivanoviq, i cili që nga përfundimi i luftës në Kosovë ka qenë ndër politikanët më të rëndësishëm ku për disa vite është përballur me një proces gjyqësor nën akuzat për rolin e tij në vrasjen e shqiptarëve në kohën e luftës, u vra më 16 janar 2018 para objektit të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Shqyrtimi fillestar është duke vazhduar me leximin e fjalës hyrëse ku aktualisht atë është duke e lexuar Prokurori i rastit, Burim Qerkini i cili tha se të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për një seri të akuzave për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq më 16 mars.

Të katër të pandehurit akuzohen se janë pjesë të grupit të organizuar kriminal si pjesë e grupit është Nedelko Spasojeviq policë, Silvana Arsoviq që ka punuar me të ndjerin Oliver Ivanoviq.

Prokuroria thekson se ekzistojnë prova logjike që dëshmojnë se të pandehurit kane qenë pjesë e grupit kriminal që ka vepruar në Mitrovicë nga vitit 2014 dhe se përfundimisht janë përgjegjës për vrasjen e rëndë të politikanit me 16 janar 2018.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.