Prokurori special lexon aktakuzën, të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë nuk e pranojnë fajsinë
Lajme
Lexohet për: 3 min.
banjska
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq nën masa të larta të sigurisë janë sjellë për herë të dytë në gjykatoren e Themelores në Prishtinë. Në seancën fillestare, të akuzuarit Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq nuk u deklaruan rreth fajësisë. Kurse, Dushan Maksimoviq u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzën për sulmin terrorist në Banjskë.

I akuzuarit, Blagoje Spasojeviq teksa u shpreh se e ka kuptuar aktakuzën tha se tani për tani  nuk dëshiron të deklarohet rreth fajësisë.

 Edhe i akuzuari tjetër, Vladimir Toliq nuk u deklaruar rreth fajësisë.

Ndërsa, i akuzuari Dushan Maksimoviq u deklaruar i pafajshëm për akuzat që e ka ngarkuar Prokuroria Speciale.

Të akuzuarit deklarimin rreth fajësisë e bënë vetëm pasi u lexua aktakuza nga prokurori special, Naim Abazi.

Sipas aktakuzës të akuzuarit për sulm terrorist, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq së bashku me Milan Radojçiq në cilësinë e kreut të grupit terrorist më 24 shtator të vitit të kaluar kanë kryer sulmin terrorist në Banjskë.

Si pasojë e këtij sulmi mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa të tjerë.

Tutje, aktakuza thotë se tre të akuzuarit përmes një plani të mirë organizuar paraprakisht, përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, kanë tentuar që të shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës.

Kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti i njoftoi të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre se në një afat prej 30 ditësh kanë të drejtë të bëjnë kundërshtimin e provave dhe të bëjnë kërkesë për hudhje të aktakuzës.

Seanca e kaluar më 25 shtator ishte shtyrë pasi mbrojtja e të akuzuarve nuk kishte arritur të përgatitej.

Ndërsa, po në seancën e kaluar trupi gjykues vendosi ta veçoj rastin për gjykim ndaj tre të akuzuarve Blagoje Spasojeviq,  Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq që janë në paraburgim, ndërsa nga Gjykata Supreme ka kërkuar mendim juridik  nëse 42 të akuzuarve tjetër  mund të gjykohen në mungesë apo jo.

Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator të këtij viti ka ngritur aktakuzë 45 të akuzuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

https://kosovapress.com/nje-vit-nga-sulmi-terrorist-ne-banjske-flasin-banore-dhe-policia

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024