Të akuzuarit për marrje ryshfeti, i ashpërsohet dënimi me burgim

Të akuzuarit për marrje ryshfeti,  i ashpërsohet dënimi me burgim

Gjykata e Apelit, me aprovimin e pjesshëm të ankesës së prokurorisë, por edhe sipas detyrës zyrtare, ia ka ashpërsuar dënimin më burgim të akuzuarit G.R. dhe nga 1 vit burgim sa ishte dënuar muaj më parë, nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për marrje ryshfeti, atij i është rritur dënimin në dy vjet e gjysmë. 

Gjykata e Apelit po ashtu, të akuzuarit ia ka shqiptuar edhe dënimin plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike, në kohëzgjatje prej 5 vjetëve, i cili do të ekzekutohet pas vuajtjes se dënimit me burg. Ndërsa dënimin me gjobë prej 3 mijë eurove, e ka marrë si të vërtetuar. 


Gjykata e Apelit, gjeti se gjykata e shkallës së parë nuk ka vlerësuar drejt rrethanat lehtësuese dhe rënduese, dhe kjo ka ndikuar në shqiptimin e një dënimi jo të drejtë, në raport me veprën e kryer.

Apeli e ka marrë si rrethanë renduese faktin se i akuzuari i ka shfrytëzuar hapësirat e një restoranti për aktivitetin e tij korruptiv. Pastaj si rrethana tjera rënduese janë vlerësuar, pasojat e rënda të veprës penale, si dhe pesha e pozitës zyrtare të akuzuarit.

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: