Vetëm disa ditë pas vdekjes tragjike të 23-vjeçares Ana Clara Benevides Machado përpara një koncerti të Taylor Swift në Rio de Zhaneiro, këngëtarja ftoi familjen dhe miqtë e saj t'i bashkoheshin asaj në performancën në Sao Paolo.
Machado, 23 vjeç, u sëmur papritur para shfaqjes së Swift në Rio de Janeiro në fillim të këtij muaji dhe vdiq tragjikisht më 17 nëntor.Swift shtyu një tjetër shfaqje në Rio pas vdekjes së fanses.
Këngëtarja është rikthyer në Brazil të dielën, duke performuar në Sao Paolo, dhe ka sjellë familjen dhe miqtë e Machado-s, duke pozuar edhe për foto me ta, shkruan Daily Mail, transmeton KosovaPress.
“Nuk mund ta besoj që po i shkruaj këto fjalë, por me zemër të copëtuar them se kemi humbur një fanse më herët sonte para shfaqjes sime”, filloi Swift.
“Nuk mund t'ju them as sa e shkatërruar jam nga kjo. Ka shumë pak informacion që kam përveç faktit që ajo ishte jashtëzakonisht e bukur dhe shumë e re”, tha Swift.
Vendimi i organizatorëve të koncertit për të ndaluar fansat të sillnin shishe uji në shfaqje rezultoi që mbi 1000 fansa nga 60.000 të pranishmit t'iu binte të fikët para dhe gjatë shfaqjes.
Kur Machado nuk ndihej mirë, ajo shkoi te mjekët dhe i ra të fikët para se të fillonte shfaqja.