Tasholli: Shkarkimi me 82 vota nuk është puç por humbje e legjitimitetit

Tasholli: Shkarkimi me 82 vota nuk është puç por humbje e legjitimitetit

Analisti politik, Ismail Tasholli, ka thënë se shkarkimi i kryemimistrit Albin Kurti me 82 vota të deputetëve, nuk është puç, por është humbje e legjitimitetit të Kurtit.

Tasholli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se humbja e besimit të partnerit të koalicionit nuk është puç, por është paaftësi dhe egoizëm.

Deklarata e plotë e analistit Ismail Tasholli:

Kushti i ekzistencës hipokrite është tregimi i treguar gjysëm, si mundësia e vetme e manipulimit me fjalë për ti dhënë orientim dëshiror situatës ose statusin e viktimës rrëfimtarit.


Puçi, është vetëm një nga çoroditjet e radhës që me lehtësi është futur në diskursin tonë politik.

Pavetëdija e Kryeministrit, po flet përmes Tjetrit. Po nxjerr në sipërfaqe idetë të cilat në pamundësi të realizimit, po ua mvesh rivalëve politikë dhe po tenton t’i manifestojë si frikë!

Shkarkimi me 82 vota nuk është puç, është humbje e legjitimitetit.

Humbja e besimit të partnerit nuk është puç, është paaftësi dhe egoizëm.

Të thuash se ka marrëveshje të fshehtë e të mos ketë, manipulimi institucional dhe përdorimi i foltores së Kuvendit dhe zyrës së qeverisë për të fabrikuar gënjeshtër të tillë, nuk mund të evitohet me lakim të gjuhës, duhet të pasohet me përgjegjësi publike.

error: