Tarifat e rrymës, ZRRE i drejtohet Supremes

Tarifat e rrymës, ZRRE i drejtohet Supremes

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë(ZRRE) ka njoftuar se më 20 maj ka marrë vendim që të zbatojë Aktvendimin e Gjykatës së Apelit, duke shtyrë ekzekutimin e vendimit për tarifat me pakicë të energjisë elektrike.

ZRRE ka thënë se pas pranimit të Vendimit, Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU) me energji elektrike ka kërkuar udhëzime nga ZRRE lidhur me mënyrën e zbatimit të vendimit të ZRRE-së, i cili ka rrjedh nga Aktvendimi i Gjykatës së Apelit. Kështu të njëjtën e ka kërkuar edhe KOSTT-i.


Rregullatori ka njoftuar po ashtu se i është drejtuar edhe Gjykatës Supreme lidhur me këtë çështje.

“Duke qenë se Aktvendimet nuk përmbajnë sqarime se si të zbatohen ato, duke krijuar paqartësi të mëdha të zbatimit, ZRRE i është drejtuar gjykatave kompetente për udhëzime se si të zbatohet Aktvendimi për Shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për tarifat me pakicë të energjisë elektrike. Njëkohësisht, ZRRE i është drejtuar Gjykatës Supreme përmes ushtrimit të mjeteve të jashtëzakonshme juridike”, thuhet në komunikatën e dërguar nga ZRRE.

Më tej thuhet se ZRRE është duke u konsultuar me të gjitha institucionet relevante të Kosovës si dhe palët tjera të interesit, që sa më shpejt të gjejë zgjidhje për mënyrën e implementimit të vendimit.

Lexo edhe

Video