Tarifat e rrymës, Haradinaj kërkon t’u kthehen paratë qytetarëve

Tarifat e rrymës, Haradinaj kërkon t’u kthehen paratë qytetarëve


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e pezullon vendimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës.

Ai ka thënë se kjo e justifikon kundërshtimin e vazhdueshëm ndaj shtrenjtimit.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit që e pezullon vendimin e ZRRE-së për shtrenjtimit e rrymës, e justifikon kundërshtimin tonë të vazhdueshëm ndaj shtrenjtimit.  Me të drejtë e kemi vlerësuar që qytetarët po vidhen, e sot jemi të lumtur që gjykata vihet në shërbim të mbrojtjes së interesit publik. Presim që qeveria të marrë vendim të shpejtë që paratë që iu morën qytetarëve përmes faturave të fryra, t’u kthehen pa vonesë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Lexo edhe

Video