Presidenti i Lazios, Claudio Lotito dhe drejtori Igli Tare u fotografuan derisa kishin një diskutim të nxehtë gjatë prezantimit të fanellave të reja të skuadrës për sezonin 2022/23.
“Biancocelestët” shpalosën fanellat e tyre në Piazza del Popolo përpara 100 tifozëve, përcjellë KosovaPress.
Mirëpo, mbrëmja u prish për Lazion pas imazheve që u shfaqën në rrjetet sociale ku Lotito dhe Tare u kapën duke u fjalosur ndërmjet vete edhe pse në ceremoni erdhën ndaras nga njëri-tjetri.
Ndryshe, Tare ka edhe një vit kontratë me klubin romak dhe tash e disa muaj është raportuar se marrdhënja e tij me presidentin nuk është e mirë.
🚨A piazza del Popolo arrivano anche Claudio #Lotito e Igli #Tare: attesissime le parole del presidente sul tema #mercato🔥#Lazio #SSLazio @calciomercatoit pic.twitter.com/2nCC3JBnuZ
— Francesco Iucca (@francescoiucca) July 4, 2022
Claudio #Lotito and Igli #Tare were seen arguing backstage right after the kit presentation at the Piazza del Popolo. Mercato related, Fabiani related or both? #Lazio pic.twitter.com/mIBF46gvRe
— LazioLand (@Lazio_Land) July 4, 2022