Tanin: Nuk kishte koordinim për veprimet në veri

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Zahir Tanin ka raportuar në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për zhvillimet në Kosovë. Ai ka thënë se mungesa e komunikimit ka qenë shtytës i përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës, duke folur këtu për implementimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në targa me Serbinë.

“Ajo çka pamë në veri mund të quhet lehtë një episod i mavijosjes që shumë lehtë do të mund të shndërrohej në gjakderdhje të vërtetë. Jo stabiliteti i situatës mund të kuptohet edhe nga intervenimet e drejtpërdrejta personale me udhëheqësit e Prishtinës dhe Beogradit, në mes të tjerave, të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg dhe kryetares së Komisionit Evropian, Von der Leyen. Duke monitoruar gjendjen nga afër misionit im ka luajtur rol në qetësimin e gjakrave në teren duke shfrytëzuar eksperiencën tonë në veri me qëllim të inkurajimit të qetësimit dhe zvogëlimit të gjasave të konfrontimit aksidental apo të pakontrolluar të policisë speciale dhe qytetarëve. Gjithashtu kam ngritur zërin kundër veprimeve të njëanshme duke thirrur për një lidership përgjegjës dhe duke kërkuar hapa të menjëhershëm për zvogëlimin e tensioneve dhe vazhdim të dialogut politik”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se “më 20 shtator Prishtina ka nisur një operacion policor në Kosovën veriore me qëllim të të zbatimit të masave të reja të vlefshmërisë së targave.

Sipas tij, duke marrë parasysh diskutime të ndjeshme dhe të kamotshme për lirinë e lëvizjes të realizuara gjatë viteve të kaluara përmes dialogut të mbështetur nga BE, do të ishte e natyrshme të pritet një komunikim i hershëm dhe i qartë me ata që prekën, megjithatë, komunikimi i autoriteteve ka qenë i pakët apo farë nuk ka ekzistuar”.


Ai ka thënë se KFOR-i nuk ishte njoftuar paraprakisht për këtë operacion të Qeverisë së Kosovës.

“Rrjedhimisht është krijuare një bllokadë pasi që protestuesit në veri bllokuan trafikun në pikat kufitare veriore përgjatë kufirit administrativ. Njësitë speciale të Policisë së Kosovës, të armatosura me armatim të gjatë erdhën në vendkalimet veriore me automjete të blinduara, këto njësi kanë përdorur gazin lotsjellësit dhe granatat zhurmuese të tymit për shpërndarjen e protestuesve. Gjatë disa ditëve pasuese numrat e protestuesve dhe njësive të policisë speciale u rritën. Më 26 shtator, një zjarr ende i pashpjeguar ka ndodhur në qendrën e regjistrimit në Zubin Potok, në natën e 25 shtatorit është zbuluar një mjet shpërthyes i padetonuar në një zyre tjetër publike në veri, nga ana e saj, ushtria e Serbisë dërgoi në afërsi një tog si forcë reaguese në veri të kufirit administrativ dhe bëri disa fluturime ushtarake në të njëjtën zonë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se falë ndërmjetësimit të BE-së është arritur një marrëveshje për shtensionim të situatës.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës “në rindërtimin e lidhjeve të besimit të rrënuara midis komuniteteve në Kosovë”.

Lexo edhe

Video